Pristina, Republic of Kosovo (Remote)
Lokacioni: Kosovë – Work from Home
DEKRA Arbeit Kosovo, në emër të klientit të saj ndërkombëtar, është në kërkim të kandidatëve që zotërojnë gjermanishten zvicerane (Swiss German / Schweizerdeutsch) për pozitën Customer Care Specialist.
Kandidatët do të angazhohen në ofrimin e mbështetjes profesionale për klientët në tregun zviceran, duke trajtuar kërkesa dhe ankesa që lidhen me shërbimet e parkimit, rezervimeve dhe pagesave.
Në varësi të përvojës dhe aftësive, kandidatët do të angazhohen në njërën nga dy fushat e mëposhtme.
1. Complaint Management & Customer Support
Trajtimi i ankesave dhe kërkesave të klientëve lidhur me gjobat dhe shërbimet e parkimit.
Komunikimi me klientët përmes telefonit dhe kanaleve të shkruara.
Shqyrtimi dhe zgjidhja e rasteve sipas procedurave të përcaktuara.
Regjistrimi dhe përditësimi i informacioneve në sistemet CRM.
Menaxhimi efikas i kërkesave, duke ruajtur profesionalizmin dhe cilësinë e shërbimit.
2. Paid Parking, Booking & EV Support
Trajtimi i kërkesave që lidhen me parkimin me pagesë, rezervimet dhe karikimin e automjeteve elektrike.
Hulumtimi dhe zgjidhja e rasteve që përfshijnë gabime në pagesa, rezervime dhe aplikacione.
Verifikimi i të dhënave dhe identifikimi i zgjidhjeve të përshtatshme.
Dokumentimi dhe ndjekja e rasteve përmes sistemeve CRM.
Bashkëpunimi me ekipin për trajtimin e rasteve më komplekse.
Njohuri të avancuara të gjermanishtes zvicerane (Swiss German / Schweizerdeutsch) – niveli C1, e detyrueshme.
Njohuri të gjermanishtes standarde (Hochdeutsch) – minimum niveli B2, e detyrueshme.
Minimum 1 vit përvojë pune në Customer Support / Customer Service.
Aftësi të mira komunikimi verbal dhe me shkrim.
Njohuri të mira kompjuterike dhe përvojë në përdorimin e sistemeve CRM.
Aftësi analitike dhe për zgjidhjen e problemeve.
Aftësi për të menaxhuar ankesa dhe situata sfiduese me profesionalizëm.
Përvoja me Salesforce, platforma digjitale, pagesa elektronike apo mbështetje teknike konsiderohet përparësi.
Njohja e gjuhës angleze nuk është e detyrueshme.
Punë 100% nga shtëpia (Remote).
Kontratë pune 1-vjeçare, me 3 muaj periudhë provuese.
Trajnim fillestar profesional, teorik dhe praktik.
Mundësi për të punuar në një projekt ndërkombëtar.
Orar pune sipas fushës së angazhimit:
Complaint Management: E hënë – e premte, 09:00–17:00, pa fundjava.
Paid Parking / Booking & EV: Orar me ndërrime, duke përfshirë 1–2 fundjava në muaj dhe punë gjatë festave zyrtare sipas planifikimit.
Nëse zotëroni gjermanishten zvicerane (Swiss German) dhe plotësoni kriteret e kërkuara, ju ftojmë të aplikoni duke dërguar CV-në tuaj përmes butonit Apliko.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen për hapat e mëtejshëm të procesit të rekrutimit.