Pristina, Republic of Kosovo
Lokacioni: Prishtinë, Kosovë
DEKRA Arbeit Kosovo, për nevojat e klientit, një nga kompanitë me rritjen më të shpejtë në industrinë e gastronomisë në Kosovë, është në kërkim të një Menaxheri/e Financiar/e.
Me 29 lokacione dhe mbi 1,500 punonjës, kompania vazhdon të zgjerojë aktivitetin e saj, duke investuar në zhvillimin profesional, inovacion dhe avancimin e stafit.
Kandidati/ja i/e përzgjedhur do të jetë përgjegjës/e për koordinimin dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve financiare, raportimin financiar, kontrollin e kostove dhe mbështetjen e vendimmarrjes strategjike të kompanisë.
Mbikëqyrja dhe koordinimi i aktiviteteve të përditshme të Departamentit të Financave dhe njësive të ndërlidhura.
Përgatitja dhe raportimi i pasqyrave financiare mujore dhe vjetore, si dhe prezantimi i tyre para palëve të treta në koordinim me Drejtorin Financiar.
Mbikëqyrja e punës së stafit financiar dhe sigurimi i përmbushjes së detyrave në kohë dhe me saktësi.
Përgatitja dhe finalizimi i librave tregtarë për deklarimin e TVSH-së dhe tatimeve të tjera mujore.
Rishikimi dhe finalizimi i deklarimeve të qirave dhe listave të pagave.
Përgatitja e buxheteve vjetore dhe parashikimeve financiare (forecast).
Monitorimi i performancës financiare dhe analizimi i devijimeve nga buxheti.
Ofrimi i analizave dhe rekomandimeve financiare për menaxhmentin e lartë.
Mbikëqyrja e proceseve të mbylljes financiare mujore dhe vjetore.
Sigurimi i përputhshmërisë me standardet e kontabilitetit dhe legjislacionin në fuqi.
Menaxhimi dhe mbështetja e proceseve të auditimit të brendshëm dhe të jashtëm.
Zhvillimi dhe zbatimi i kontrolleve të brendshme financiare dhe menaxhimi i rreziqeve.
Kontrolli dhe analiza e kostove operative, përfshirë normativat e produkteve, stoqet nëpër njësi, kostot operative dhe kostot e personelit (labor cost).
Analizimi i performancës financiare për secilin lokacion bazuar në raportet mujore.
Raportimi i drejtpërdrejtë te Drejtori Financiar dhe bashkëpunimi në vendimmarrjet operative dhe strategjike.
Diplomë Bachelor në Financa dhe Kontabilitet.
Mbi 5 vite përvojë pune në kontabilitet, në pozita menaxheriale.
Njohuri të avancuara në kontabilitet, analiza financiare dhe raportim financiar e tatimor.
Përvojë në përdorimin e sistemeve ERP dhe programeve financiare.
Përvojë në menaxhimin dhe mbikëqyrjen e ekipeve financiare.
Njohuri në zbatimin e politikave dhe procedurave financiare.
Njohuri të avancuara në Microsoft Office, veçanërisht Excel.
Aftësi të shkëlqyera analitike, organizative dhe komunikuese.
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
Përgjegjësi, integritet profesional dhe ruajtje e konfidencialitetit të të dhënave financiare dhe pagave.
Kualifikimet dhe certifikimet e tjera profesionale konsiderohen përparësi.
Pagë konkurruese, në përputhje me përvojën dhe performancën.
Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
Trajnim dhe mbështetje gjatë periudhës së integrimit.
Ambient pune profesional dhe dinamik.
Kandidatët e interesuar që plotësojnë kriteret e mësipërme ftohen të aplikojnë duke dorëzuar CV-në e tyre përmes butonit Apliko.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit të rekrutimit.