Menaxher/e Marketingu

Pristina, Republic of Kosovo

Menaxher/e Marketingu

Lokacioni: Çagllavicë, Kosovë
Orari i punës: I plotë

Përshkrimi i pozitës

DEKRA Arbeit Kosovo, për nevojat e klientit të saj, një nga kompanitë me rritjen më të shpejtë në industrinë e gastronomisë në Kosovë, është në kërkim të një Menaxheri/e Marketingu.

Me një prezencë në 29 lokacione dhe mbi 1,500 punonjës, u shërben çdo ditë mijëra konsumatorëve, duke ofruar produkte cilësore dhe një përvojë të shkëlqyer shërbimi.

Kompania investon vazhdimisht në zhvillimin profesional të punonjësve, promovon kulturën e bashkëpunimit, meritokracisë dhe inovacionit, si dhe krijon mundësi për rritje dhe avancim në karrierë.

Në kuadër të zgjerimit të ekipit, kërkohet një kandidat/e i/e përkushtuar, i/e organizuar dhe fleksibil/e për të mbështetur dhe udhëhequr departamentin e marketingut.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Hartimi, zhvillimi dhe implementimi i strategjisë së marketingut në përputhje me objektivat afatshkurtra dhe afatgjata të kompanisë.

  • Planifikimi dhe menaxhimi i fushatave të marketingut digjital dhe tradicional (Social Media, Google Ads, Email Marketing, SEO/SEM, media tradicionale etj.).

  • Analizimi i tregut, identifikimi i trendeve dhe monitorimi i vazhdueshëm i konkurrencës.

  • Zhvillimi dhe forcimi i identitetit të brendit, duke siguruar komunikim të qëndrueshëm dhe profesional.

  • Menaxhimi i buxhetit të marketingut dhe optimizimi i shpenzimeve për maksimizimin e kthimit nga investimi (ROI).

  • Hartimi i raporteve periodike mbi performancën e fushatave dhe prezantimi i rezultateve te menaxhmenti.

  • Koordinimi me ekipet e shitjes dhe departamentet e tjera për të siguruar përputhje strategjike.

  • Menaxhimi i marrëdhënieve me partnerët, agjencitë e marketingut dhe furnitorët.

  • Organizimi i eventeve promovuese, lansimeve dhe aktiviteteve të marrëdhënieve me publikun (PR).

Kualifikimet dhe kërkesat

  • Diplomë universitare në Marketing, Menaxhim, Ekonomi ose fusha të ngjashme.

  • Minimumi 3 vite përvojë pune në marketing, me preferencë të fortë për përvojë në industrinë e gastronomisë.

  • Njohuri të avancuara në marketing digjital.

  • Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese.

  • Aftësi analitike dhe orientim drejt rezultateve.

  • Njohuri të gjuhës angleze.

Aplikimi

Kandidatët e interesuar ftohen të aplikojnë duke dorëzuar CV-në e tyre përmes butonit Apliko.

Menaxher/e Marketingu

Job description

Menaxher/e Marketingu

Personal information