Teknik për Mirëmbajtjen e Linjave të Prodhimit

Suhareke, Republic of Kosovo

Teknik për Mirëmbajtjen e Linjave të Prodhimit

Lokacioni: Suharekë, Kosovë
Paga fillestare: 750 € në muaj
Orari: Punë me orar të plotë

Përshkrimi i pozitës

DEKRA Arbeit Kosovo, për klientin, një kompani e njohur në industrinë e prodhimit të pijeve në Suharekë, është në kërkim të një Tekniku për Mirëmbajtjen e Linjave të Prodhimit.

Kandidati i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për kontrollin, mirëmbajtjen dhe funksionimin e rregullt të katër linjave të prodhimit, duke identifikuar dhe zgjidhur problemet teknike që mund të shfaqen gjatë procesit të punës.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Kontrollimi dhe mirëmbajtja e rregullt e makinerive dhe pajisjeve të prodhimit.

  • Identifikimi dhe riparimi i defekteve të vogla teknike gjatë procesit të prodhimit.

  • Kujdesi për funksionimin e vazhdueshëm dhe efikas të linjave të prodhimit.

  • Bashkëpunimi me operatorët e prodhimit për identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve.

  • Raportimi i defekteve dhe problemeve që kërkojnë ndërhyrje të specializuar.

  • Mbështetja teknike për të minimizuar ndërprerjet e procesit të prodhimit.

Kualifikimet dhe kërkesat

  • Përvojë pune në mirëmbajtjen dhe funksionimin e makinerive ose linjave industriale të prodhimit.

  • Njohuri praktike në identifikimin dhe zgjidhjen e defekteve teknike.

  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me ekipin.

  • Përgjegjësi, përpikëri dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve.

  • Përvoja në industrinë ushqimore ose të prodhimit të pijeve konsiderohet përparësi.

Çfarë ofrohet?

  • Pagë fillestare prej 750 € në muaj.

  • Mundësi për rritje të pagës pas muajit të parë, në varësi të performancës dhe rezultateve.

  • Mundësi për zhvillim profesional dhe përvojë praktike në një ambient modern prodhimi.

  • Angazhim në një kompani të konsoliduar në industrinë e prodhimit të pijeve.

Aplikimi

Të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kriteret e mësipërme ftohen të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre përmes butonit Apliko.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të rekrutimit.

Teknik për Mirëmbajtjen e Linjave të Prodhimit

Job description

Teknik për Mirëmbajtjen e Linjave të Prodhimit

Personal information